Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Nëntë qytetarë të Dragashit kanë humbur jetën qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, si pasojë e këtij virusi, raporton Front Online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Dragashit, Shaban Shabani.

“Me lirimin e masave ndoshta ka qenë edhe pritur se do të rritet numri. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i lokalizojmë ato raste. Që nga fillimi i pandemisë deri sot kemi 50 raste të konfirmuara me Covid-19, për fat të keq 9 prej tyre nuk kanë mundur ta përballojnë. 20 raste janë të shëruar, ndërsa mbi 20 raste janë aktive deri më sot”, ka konfirmuar ai.

Në ndërkohë sot Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për dy raste të reja me Coronavirus në këtë qytet. /Front Online.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-