Nga 20 gushti s’ka dasma, Qeveria merr vendim

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë të ditura masat e reja që janë miratuar sot.

“Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet, dasmat, e fejesat, do të shkurtohet orari i gastronomisë, nuk do të lejohet asnjë person në ambiente të mbyllura e as në transport publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë, qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë do tu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi PCR apo testi serologjik, në çdo aktivitet sportiv e kulturor pjesëmarrësit duhet të paraqesin një nga dëshmitë, vaksinën, apo testin. Dhe të gjitha këto masa do të publikohen së shpejti”, ka thënë ai, raporton OpojaNet.

Ai ka thënë se ka kohë që e kanë paralajmëruar përhapjen e variantit Delta, duke shtuar se ky variant është i pashmangshëm

“Na duhen më shumë terminë për vaksinime që ta kalojmë këtë situatë. Me këtë variant përveç vaksinimit jemi të obliguar që të marrim edhe masa të reja për të cilat kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve. Ky variant është shumë i frikshëm, dhe në situatën aktuale jemi të detyruar që të marrim masa që vejnë në pah shëndetin publik”, ka pohuar ai.

Sipas tij, këta muaj kanë qenë muaj të rëndë me shumë të panjohura, humbje jete, probleme ekonomike sociale e frikë, një sfidë e cila nuk ka qenë e lehtë të përballohet as në aspektin psikologjik.

“Por vetëm të bashkuar kemi arritur të kalojmë sfida shumë të rënda, dhe vetëm edhe kësaj here mund ta tejkalojmë këtë sfidë, duke u vaksinuar dhe duke i respektuar masat e reja”, ka shtuar Vitia./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-