Nga brigjet e Oqeanit Paqësor, deri në ekstremin perëndimor të Afrikës – këto janë xhamitë më të mëdha në botë (Foto)

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Në botë ekzistojnë shumë e shumë vende ky besimtarët myslimanë kryejnë lutjet e tyre fetare.

Megjithatë, ne u kemi sjellë pesë xhamitë që vlerësohen si më të mëdhatë në botë.

Bëhet fjalë për xhami, që nga brigjet e Oqeanit Paqësor deri në ekstremin perëndimor të Afrikës, përcjell Telegrafi.

Zgjedhja e tyre, siç shkruan avaz.ba, është bërë sipas kritereve të kombinuara, më saktësisht në sipërfaqen e hapësirave të xhamisë dhe numrin e besimtarëve që mund të marrin ato.

Xhamia e Hassan II

Kapaciteti: 105,000 besimtarë

Xhamia e Hassan II është xhamia në qytetin maroken të Casablancës dhe është ndër më të mëdhatë në botë.

Ajo u përfundua në vitin 1993 dhe u projektua nga arkitekti francez Michel Pinseau.

Xhamia është emëruar sipas mbretit maroken Hasan II.

Përmasat e xhamisë janë 200 x 100 metra, dhe është ndërtuar drejtë nga deti, ndërsa minarja është 210 metra e lartë dhe më e larta në botë.

Në xhami ekziston një shkollë studimi për Kuran, hamami, një bibliotekë e madhe, një muze rreth historisë së Marokut dhe sallat e konferencave.

Xhami Istiqlal

Kapaciteti: 200,000 besimtarë

Pas shpalljes së pavarësisë së Indonezisë, autoritetet shtetërore ndërtuan në Xhakarta “Xhaminë e Çlirimit”, ndërtimi i së cilës zgjati rreth 17 vjet.

Nën udhëheqjen e presidentit të parë të Indonezisë, Ahmet Sokarnoja, ndërtimi i xhamisë zgjati nga 1961 në 1978.

Një nga arkitektët që ka punuar në ndërtimin e xhamisë ishte vetë presidenti Sokarno.

Kjo është xhamia e vetme në Indonezi, shpenzimet e të cilave mbulohen nga buxheti i shtetit, shkruan avaz.ba, përcjell Telegrafi.

Imam Reza shrine

Kapaciteti: 800,000 besimtarë

Faltorja më e rëndësishme iraniane është në vendin e martirizimit të tetë imamëve shiitë në qytetin e Mashhadit.

Selia është një kompleks i madh (më i madhi në botë sipas dimensioneve) brenda së cilës ka një universitet, një bibliotekë dhe përmbajtje të ndryshme për besimtarët.

Al Masjid an Nabawi

Kapaciteti: 600,000 besimtarë, 1,000,000 gjatë Haxhit

Xhamia e Pejgamberit në Medine ose Al-Masjid an Nabawi – është një xhami e ndërtuar nga Profeti Muhamed.

Ajo është e vendosur në qytetin e Medinës në Arabinë Saudite.

Është vendi i dytë më i shenjtë në Islam (së pari është Xhamia el-Haram në Mekë).

Ajo është xhamia e dytë e ndërtuar në histori dhe një nga xhamitë më të mëdha në botë.

Është vendi i fundit i qëndrimit të Muhammedit dhe kalifëve të hershëm myslimanë, Ebu Bekrit dhe Omarit.

Masjid al-Haram

Kapaciteti: 900,000 besimtarë, 4,000,000 gjatë Haxhit

Mesxhid el-Haram ose Xhamia e Shenjtë është më e madhja në botë. Ajo është e vendosur në Mekë, Arabia Saudite.

Qabeja është në oborrin e xhamisë. Në drejtim të Qabesë, myslimanët adhurojnë nga e gjithë bota.

Zona e xhamisë zë një sipërfaqe prej 356,800 m2 dhe mund të strehojë rreth 4 milionë njerëz dhe për këtë arsye është një vend unik në botë. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-