Cikloni mbi Itali ditëve në vijim sjell shtim të vransirave, ditën e enjte e të premte, vende-vende mundësi për riga lokale shiu, në vise të larta malore, mundësi për borë.
Parashihen të fryjnë erëra më të theksuara nga juglindja, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Nga Mesdheu do të depërtojnë rryma më të ngrohta ajrore të cilat gradualisht rrisin temperaturat edhe mbi vlera mesatare, shkruan PrishtinaWeather.
Në fundjavë orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave ekzistojnë mundësi për mjegull ose vransira të ulëta, gjë që temperaturat minimale mund të jenë edhe më të ulëta.Në fundjavë depërtimi i një tjetër cikloni nga Italia, shton gjasat për mundësi të reshjeve të shiut në natën e së dieles dhe ditës së hënë.
Qarkullimi më i mjaftueshëm ajror në ditët e ardhshme, mund të përmirësoj cilësinë e ajrit, ku indeksi i cilësisë së ajrit pritet të zbres edhe në vlera të mjaftueshme. E në rrafshin e Dukagjinit, nëse ka mungesë të qarkullimit ajror, cilësia e ajrit mbetet e përkeqësuar, me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të rriten në 3C deri 5C, ndërsa maksimalet deri në fundjavë rriten edhe në 11C.
Mirëpo në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vransira të ulëta, temperaturat do të jenë më të ulëta.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.