Në faqen e vet zyrtate në Facebook, Komuna e Dragashit ka njoftuar se nga dita e nesërme do të fillojë përsëri procesi mësimor në Shkollën e Mesme ”Ruzhdi Berisha”.
“Sipas rekomandimit të IKSHPK, task forca në nivel të DKA-së ju njofton se nesër me datë 02.11.2020 mësimi rifillon sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë )” thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Dragashit.
Procesi mësimor brenda objekteve të Gjimnazit ishte ndërprerë para më shumë se dhjetë ditësh, për shkak të rezultimit pozitiv me Covid-19 të katër mësimdhënësve dhe një nxënëseje. /Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.