Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian L 220/5 është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë listë Kosova për herë të parë e fiton këtë të drejtë.
Lidhur me këtë Burim Piraj nga kompania vendore “Meka”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se këtë lajm prej vitesh e prisnin. Sipas tij nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së. “Këtë lajm ka dekada që e presim. Nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së. Ka qenë e ditur se ka edhe procedura të tjera derisa të fillojë eksporti, mirëpo tani më problemi nuk është politik e as nuk është institucional, por është thjeshtë procedural si në çdo vend tjetër”, ka thënë Piraj.
I pyetur se sa është sasia e prodhimit të produkteve të Mekës “Hallall” dhe a mendon se Kosova do të këtë kapacitete për të ekspertuar”, Piraj është përgjigjur: “Ne kemi kapacitete të bollshme dhe kemi pajisje superiore për prodhim. Deri më tani kemi punuar në një ndërrim, tani kemi krijuar kushte shumë të mira për punë në tri ndërrime. Kështu që, do të jemi në gjendje të prodhojmë produkte të mjaftuara për Kosovë por do të ofrojmë dhe për eksport. Në këtë drejtim po flas për produkte shumë cilësore, që janë vërtetë plotësisht të prodhuara 100 për qind hallall. Duke filluar nga mënyra e ushqimit të bagëtive dhe shpezëve deri te therja, përpunimi dhe paketimi. E gjithë kjo në përputhje të plotë me ISO standard dhe me standardin Halal!”, ka thënë ai.
Albulena S. MAVRAJ/ Epoka e re/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.