Ngjarje e vërtetë për të marrë mësim… (Shembulli i thirrësit të devotshëm)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Kam pasur rastin të bisedoj me një thirrës të devotshëm nga një shtet evropian, i cili edhe pse nuk ishte hoxhë, nuk paguhej nga askush për punën e tij dhe as nuk ishte njeri që kishte diplomë për këtë zanat prapë nuk ndalej nga daveja Islame dhe si rezultat i punës së tij në thirrjen Islame, që ua kishte bërë kolegëve të punës, Allahu kishte futur mëshirë në të, porse pasioni dhe vullneti i tij për thirrje ishte më i rëndësishëm se rehatia trupore, të cilën e ëndërron zemrat e tyre dhe e tërë firma (kompania) prej trembëdhjetë punëtorësh së bashku me shefin e saj ishin bërë mysliman. Ky vëlla thotë, se kam qëndruar në të njëjtën kompani edhe gjashtë muaj e pastaj kam dalë në vend tjetër pune. I habitur me të dhe nga kureshtja e pyeta pse e kishte ndërruar kompaninë kur ai tashti veçse kishte bërë shok-vëllezër dhe kështu do të ndihej më rehat me ta sikur të rrinte aty. Ai, Allahu e shpërbleftë, nuk bënte thirrje që të ishte rehat prej shokëve të punës, por sepse e ndiente obligim dhe kështu mu përgjigj: “Qëndrova gjashtë muaj derisa ua mësova formën e namazit, kushtet e Islamit e të Imanit dhe derisa i lidha me xhamitë e hoxhallarët e atij qyteti, që të mos shkëputen nga feja. Pastaj kur e pashë se kjo ishte e mjaftueshme për ta, atëherë u largova në një vend tjetër pune me të vetmin qëllim, që edhe aty të arrij t’i bëj mysliman inshAllah punëtorët e saj.” Ky tregim është i mjaftueshëm për secilin që dëshiron të meditojë rreth kësaj pike, ku shihet qartë se ky mysliman nuk u mjaftua, e as nuk u kënaq me këtë arritje, porse vazhdoi edhe më tej në rrugëtimin e tij. Ai u largua nga kjo punë atëherë kur ishte më se i rehatshëm në ndokush tjetër ta ketë.

Marr nga libri i hoxhës Lulzim Susuri “101 Këshilla për thirrësin”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-