Opoja.net

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të zhvillohen një sërë ngjarjesh, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban ceremonisë për ndarjen e çmimit ”Qytetar Nderi” për kryetarin e shoqatës atdhetare ”Vëllezërit Frashri” Tomor Kotorri. (Salla e kuvendit në Rahovec, ora 09:30).

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vendos kurora te Lapidari i Martirëve në Suharekë. (Afër objektit të Komunës, ora 09:30).

Hapet Lokali Muze, në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha. Merr pjesë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Suharekë, ora 09:40).

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve. (Suharekë, ora 10:00).

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë, Prizren, ora 10:00).

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencën për medie “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00).

Në 22-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha nga forcat serbe bëhen homazhe te Kompleksi Memorial. (Suharekë, ora 10:00).

Mbahet takimi i 197-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK, ora 10:00).

Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe. (Kompleksi Memorial – Krushë e Madhe, ora 11:00).

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. (Rahovec, ora 11:00).

Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës organizon debat me temën “Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë”. ( Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 11:00).

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ia dorëzon gazetarit Marin Mema, çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Gjilan, ora 11:00).

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëjnë homazhe te Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. (Krushë të Vogël, Rahovec, ora 11:30).

Kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, protestojnë pas vendimit të Senatit për përsëritjen e provimit pranues. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 12:00).

Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen për të shënuar 40-vjetorin e “Pranverës shqiptare ’81”, LSHK-ja dhe Këshilli organizues, mbajnë akademi letrare. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00).

Kombëtarja e Kosovës do ta mbajë stërvitjen e radhës në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali. Stërvitja është e hapur për media 30 minuta. (Ora 12:00).

Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha. (Kompleksi Memorial, Suharekë, ora 12:30).

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në promovimin e librit “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999 – 2 tetor 2019 nga autorët Qazim Thaçi dhe Hasan Morina. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00).

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me përkrahje nga USAID-i, organizojnë debatin e radhës me temën “Burrat, pushteti dhe politika”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 14:00).

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në ekspozitën për masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë luftës 1998 dhe 1999 në regjionin e Prizrenit nga Hasan Morina. (Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:30).

Kolegji UBT dhe Instituti i Kosovës për Sport (KSI) organizojnë konferencën virtuale ndërkombëtare me titull “Futbolli dhe ndikimi i tij në promovimin e shtetësisë së Kosovës”. (Zoom, ora 17:00). /Gazeta Sinjali/

IHMK thirrje qytetarëve të mos ekspozohen në diell, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Merlinda Guraj

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të miratohen sot, vendoset për dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Merlinda Guraj

Bashkatdhetarët po vijnë! – Për dy javë arrijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net