Ngjarjet më të rëndësishme të javës që po lëmë pas

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Në javën që po lëmë pas ndodhën një mori ngjarjesh. Gazeta Sinjali ju sjell një përmbledhje të shkurtër të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme.

Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Fushata e vaksinimit do të nisë javën e ardhshme dhe fillimisht do të vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare.

Më 22 mars, me 67 vota për dhe 30 kundër, u zgjodh qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti. Ekzekutivi i ri ka 15 minsitri dhe tre zëvendëskryeministra.

Një telash tjetër në rrugën për t’u bërë presidente u ka dalë Vjosa Osmanit, si dhe partisë që e kandidoi për këtë pozitë, Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë javë, është përfolur se mund të mbahet seanca për votimin e Osmanit presidente.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë kësaj jave i ka kërkuar AKP-së t’i pezullojë vendimet për privatizim, shitje e qiradhënie.

 Një tjetër ngjarje ka ndodhur me shqiptaro-amerikanët.

Gjatë javës që po lëmë pas, ata i kërkuan presidentit të SHBA-së Joe Biden, ta zhvendosë Gjykatën Speciale në Kosovë.

 Po ashtu, këtë javë u raportua se ndaj ministrit të Qeverisë Kurti, Liburn Aliu, është ngritur aktakuzë më herët. Një gjë të tillë ai e ka mohuar, duke thënë se zyrtarisht, nuk ka marrë asnjë aktakuzë.

Në Serbi, gjatë kësaj jave, u vaksinuan edhe punëtorë shqiptarë kundër COVID-19.

Punëtorë nga Shqipëria kanë shfrytëzuar mundësinë e vaksinimit kundër koronavirusit në Serbi. Të shtunën aty ka nisur vaksinimi i punëtorëve nga të gjitha shtetet e rajonit, mundësuar nga Odat Ekonomike.

Këtë javë, patëm edhe lajme të këqija.

Vdiq humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima, dhe aktori Luran Ahmeti. Të dy vdiqën nga COVID-19. /Gazeta Sinjali/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-