Opoja.net

Njeri, dita jote është mysafiri yt ndaj sillu mirë

Islame
Njeri, dita jote është mysafiri yt ndaj sillu mirë

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]T[/miptheme_dropcap]ransmetohet që Hasan el-Basriu te ketë thënë: “Njeri, dita jote është mysafiri yt ndaj sillu mirë ndaj tij, ngase nëse ti sillesh mirë me të, ai do të largohet nga ty duke të lëvduar, ndërsa nëse sillesh keq, do të largohet duke të qortuar. Gjithashtu kështu ndodh edhe me natën.”

Të vërtetën ka thënë ai që ka thënë: “Koha është jeta”, ngase ato janë dy emra, por sinonim për të njëjtën gjë. Çfarë paraqesin tjetër ditët përveç se faqe të librit të jetës sonë, dhe ç’janë tjetër orët përveç se rreshta në ato faqe, të cilat me shpejtësi radhiten dhe plotësojnë faqen. Dhe kështu me radhë, faqe pas faqe deri sa të mbarojnë faqet e librit tonë të jetës dhe deri sa të krejtësisht të mbyllet libri. Në atë masë sa do ta shfrytëzojmë kohën e jetës sonë në bamirësi dhe vepra me vlerë, në atë masë do të jetojmë një jetë të lumtur dhe të plotësuar. Ai i cili e kupton vlerën dhe esencën e kohës, ka kuptuar vlerën dhe rëndësinë e jetës dhe rëndësinë e rolit të vet në Tokë.

Ngase, çdo sekondë, çdo tren i jetës ka vlerën dhe çmimin e vet. Çdo çast i jetës është shpresë në sukses dhe mundësi të bëhet një vepër e madhe, e cila ndoshta do të na shpëtojë në Ditën e Gjykimit. Njeriu shpesh herë është i dënuar me dështim për shkak se ata nuk i ka dhënë rëndësi çdo momenti të jetës në mënyrë të njëjtë.

Gjeneratat e para të muslimanëve dinin ta vlerësonin kohën, e dinin vlerën e saj dhe thoshin: “Një nga shenjat e mbrapshtisë dhe ligësisë është shkatërrimi i kohës.”

Gjithashtu, thoshin: “I mashtruar është personi që e ka të njëjtë të sotmen si të djeshmen, ndërsa i mallkuar ai që të sotmen e ka më të keqe se të djeshmen.”

Transmetohet se Ebu Bekër Ibën Ajjashi ka thënë: “Sikur njeriu ta humbte një dirhem, gjithë ditën do të përsëriste: ‘O njerëz, kam humbur një dirhem!’ Ndërsa njeriut të njëjtë i ka ikur gjithë jeta në lojë dhe zbavitje, dhe asnjëherë nuk tha: ‘O njerëz, kam humbur jetën!” Para jush jetonin njerëz të cilët e ruanin çdo çast të jetës së tyre dhe e përmbushnin me nënshtrim urdhrave të Allahut.”
Gjeneratat e zgjedhura të muslimanëve e kanë shfrytëzuar kohën në bamirësi dhe mundoheshin që çdo çast i jetës së tyre të jetë më i mirë se dita paraprake. Prandaj nuk habit fakti që në jetët e tyre të shkurta, pas vetes kanë lënë vepra të mëdha.

Për shembull, Ebu Zekrija Ibën Sherefuddin en-Neveviu, vdiq në moshën 45 vjeçare (631 – 676), por pas vetes la aq shumë vepra të shkruara, saqë sikur të ndaheshin në mënyrë të njëjtë me numrin e ditëve të jetës, vlerësohet se për çdo ditë të ketë shkruar nga 25 faqe.

Si e ka arritur këtë? Përgjigjja fshihet në fjalët e tij: “Nganjëherë kalonin nga dy vite e unë të mos shtrihesha në shtrat si duhet.” Kjo domethënë se ky dijetar islamik në mënyrë konstante ka lexuar, mësuar dhe shkruar, dhe kur lodhej vendoste kokën mbi libra dhe pushonte për një çast, dhe pastaj vazhdonte sërish.

Hatib el-Bagdadi transmeton: “Kam dëgjuar nga Ubën Ubejdullah el-Lugaviu, deri sa rrëfente për Muhammed Ibën Xherir et-Taberiun (vdiq në vitin 310 h.), që imam Taberiu për 83 vite sa jetoi, për 40 vite të jetës së tij, shkroi nga 40 faqe. Me fjalë të tjera, për 40 vite shkroi 584.000 faqe.”

Ebul-Vefa’ Ali ibën Akἶl, dijetari i njohur Hanbeli (vdiq më 513 h.), shkroi shumë vepra, ndërsa vetëm një vepër e tij, El Funun, ka 800 vëllime.

Ndërsa dijetari i tij Ibnul-Xheuzi (vdiq në v. 597 h.) e kaloi mësuesin e tij. Ai rreth vetes fliste: “Më këto dy gishtërinj kam shkruar 2000 vëllime libra, kam qenë shkaktar pendimi për rreth 100.000 muslimanë të cilët përmes ligjëratave të mia u rikthyen në ombrellën e Islamit, ndërsa para meje 20.000 krishterë dhe hebrenj e kanë pranuar Islamin.”

Në kohën e tij jetoi Ibën Nefisi (607-687 h.), ekspert në lëmin e medicinës, mirëpo në të njëjtën kohë ishte jurist, historian, filozof, astronom dhe sociolog i njohur, për të cilin Es-Subki ka thënë: “Shkroi një vepër rreth medicinës të cilën e quajti Esh-shamil, të cilën sikur t përfundonte të tërën do të kishte 300 vëllime, ndërsa ai pat sukses të përfundoj vetëm 80 vëllime.”
Transmetohet se kur dëshironte të shkruaj i sillnin shumë lapsa të mprehur dhe stilolapsa, mandej shkruante fjalët që i vinin në mend, ndërsa shkrimi i tij ishte i vrullshëm. Kur të mbaronte, merrte lapsin tjetër pa humbur kohë në mprehjen e tij.

Ndaj, ta shfrytëzojmë kohën tonë, të jemi nga ata që garojnë me të tjerët në bamirësi, dhe jo nga ata që prapambeten dhe janë të pakujdesshëm, të cilët Ibnul Kajjim el-Xheuziu i përshkruante kështu: “Të pakujdesshmit flenë në flladin e drurit të dynjallëkut, por betohem në emër të Allahut se nuk ju ka mbetur shumë kohë deri sa të thahen degët e tij, ndërsa gjethet të kenë rënë dhe të mos jep më fryte. Do të thahen rrënjët dhe maja e saj dhe do të çrrënjoset krejtësisht, ndaj ata që kënaqeshin nën hijen e tij, do ti nënshtrohen nxehtit të padurueshëm dhe do të vajtojnë çfarë kanë lëshuar deri sa qëndronin nën hijen e atij druri. Ai do të digjet me gjithçka rreth vetes dhe zjarri do të përfshijë edhe ata që janë nën hijen e tij.”

Dhe le ti kujtojmë fjalët e urta të kalifit Omer ibën Abdulazizit: “Nuk është ngadhënjyes ai që fiton garën, por ai i cili falet në Ditën e Gjykimit.”

© Opoja.net

Nëse dëshiron të jesh i lumtur, fut gëzim në zemrat e njerëzve

Linda Guraj

Më në fund milioneri zbuloi se si të jetojë i lumtur!

Linda Guraj

Medresistja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net