Njëri e pyeti një njeri nga të devotshmit :
Kur lind kudra lind 7 qen të vegjēl, kurse delja 3 qingja, kurse ne më shumë shikojmë delet se qentë, edhe pse delet theren, me mishin e tyre bëhet tregti, theren për kurban, theren për ta nderuar musafirin.
Pse ndodh kështu ?!
U pergjigj njeriu i devotshëm :
Sepse Allahu deleve u ka dhënë bereqet.
E pyeti përsëri : Po pse deleve u ka dhënë bereqet, kurse qenve jo ?!
I tha: Sepse delet bijnë te flejnë ne fillim të natës ,dhe zgjohen herët në mëngjes, kurse qentë lehin gjat tërë natës, dhe kur vjen koha e bereqetit ato i zen gjumi.
Prandaj delet kanë bereqet, sepse zgjohen herët dhe e shfrytëzojnë kohën e bereqetit.
Kurse qentë lehin gjat tërë natës, kurse në kohën e bereqetit flejnë.
Keshtu ndodh edhe me ata të cilët zgjohet për ta falur namazin të sabahut, zgjohen në kohën e bereqetit për ta adhuruar, dhe falendëruar Atë i cili e jep bereqetin.
Kurse ata të cilët gjat tërë natës lehin nëpër rrugë, nëpër diskoteka,nëpër kafebare, nëpër rrugë të flliqta, dhe pastaj kur vjen koha e bereqetit i zen gjumi, pa dyshim se Allahu nuk do t’u jep bereqet, ashtu sikur qenit që nuk i dha bereqet.
Hoxhë Sinan Rushiti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.