Njeriu është bebja e syrit të gjithësisë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

“…A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë..” (Zumer, 9)

Ky ajet hyjnor, na tregon dallimin në peshën specifike që i sjell dija njeriut. Kur flasim për botën islame prej një miliardi e gjysmë dhe me zemër të thyer vazhdojmë të përsëritim mjerimin, shtypjen dhe prapambetjen e kësaj bote. Siç e dimë, pothuajse e gjithë bota islame ka shumë probleme nga aspekti i lirive. Këtë e quajmë “kolonizim të hapur ose të fshehtë”.

Nuk duhet harruar, se nëse Islami na fal “dinjitet”, mungesa e lirisë, është formuesja më e madhe e atmosferës së shkatërrimit të dinjitetit. Nuk do të gabonim aspak nëse do të thoshim, se liria është kushti i domosdoshëm i Islamit. Para së gjithash, nëse nuk keni liri, nuk mund të jeni vetvetja. Nëse nuk keni liri, nuk mund të ndërtoni as njeriun dhe as civilizimin tuaj. Pula del nga veza e veza nga pula. Nëse nuk ka liri, Islami e ka të vështirë të ndërtojë njeriun e tij, e nëse nuk është ndërtuar njeriu i Islamit, është vështirë të arrihet lira. Në një qark të tillë jetojmë ne myslimanët.

Mbase kemi një farë gjallërimi:

Ne jemi të vetëdijshëm, se nuk kemi mundur ta ndërtojmë botën tonë. Jemi të vetëdijshëm ndaj dhimbjeve tona. Në zemrat tona kemi mallin që na bën të themi: “Dikur kemi qenë një popull, e çfarë populli se!”. Nga zemrat tona ngrihen zëra që thonë: “Po më habit, ti nuk ke qenë kështu!”. Në botën ku nuk gjendesh ti, njerëzimi po përjeton një fatkeqësi të madhe, siç është shkëputja nga vlerat njerëzore… Dhe kështu vazhdon lidhja jonë e cila na bën të themi të sigurt në vetvete: “Eja ti që të vijë Islami, të vijë njerëzimi”.

Bota islame, myslimanët, janë të detyruar ta ngrenë peshën specifike të veçorive njerëzore. Nëse them, se pesha specifike që i ngarkohet njësisë njerëzore, duhet të jetë në gjendje të bartë shekullin, nuk e di se çfarë kuptohet, por duhet ta dimë, se ky shekull ka nevojë për një njeri me këto veçori. Le të kemi njerëz simbol, të cilët ia paraqesim botës dhe ata shtohen me bukuritë që shfaqin; le të kemi institucione simbol, deklarata simbol; le të kemi zgjidhje që u japin rrugëdalje krizave njerëzore…

Të gjitha këto arrihen me njeriun. Nëse besojmë se Islami është nevoja jetike për njeriun, duhet të dimë, se bartësi kryesor i kësaj, është vetë njeriu. Për këtë arsye, Islami, për njeriun dhe shoqërinë duhet të jetë dhënës më tepër se sa marrës, shndë- rrues më tepër se i shndërruar, ndikues më tepër se sa i ndikuar dhe subjekt më tepër se objekt. Është humbur shumë kohë dhe janë krijuar distanca të mëdha. Atmosferën tonë e ka zaptuar një lloj radioaktiviteti kulturor që është futur deri në zemrat tona si një mbetje nukleare. Duhet të investojmë për formimin e këtij njeriu. Në horizont ekzistojnë argumentet e Allahut. Po, por edhe në vetët tona ekzistojnë argumentet e Tij. Njeriu duhet të përpiqet ta përdorë gjithësinë për hir të Allahut, por më parë, ka përgjegjësinë të punojë për të nxjerr në pah thesaret e groposura në veten e tij.

© Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-