Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar për fitoren e skuadrës së tij ndaj Drenicës.
Kampioni në fuqi fitoi 3-0 në udhëtim te skuadra nga Skenderaj, për të vazhduar kështu të jetë lider në Superligën e Kosovës.
Nuhiu ka përgëzuar lojtarët e tij për këtë paraqitje, derisa ka folur edhe për gjendjen e Festim Alidemës.
“Mendoj se orari ishte shumë i ngjeshur, në pjesën e parë nuk pash freski nga futbollistët e mi, por erdhi ai goli në minutën e fundit e më pas luajtëm mençur”, ka thënë trajneri i Dritës për “Art Sport”.
“Me plotë meritë kemi marrë këtë rezultat, gjendja e Alidemës është mirë… në varësi të kundërshtarit do të vijë edhe mundësia për të, unë kam besim në aftësitë e tij”, përfundoi Nuhiu.
Pas kësaj fitore Drita mbetet akoma e para në tabelë, ndeshja e fundit vjeshtore për ta do jetë në fundjavë kundër Arbërisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.