Pas
vdekjes së babait, djali e çoi nënën e tij në shtëpi të pleqve, dhe nganjëherë shkonte
e vizitonte.
Një ditë e
mori një ftesë nga shtëpia e pleqve ku e njoftuan se nëna e tij ishte në prag
të vdekjes. Ai menjëherë shkoi në shtëpinë e pleqve, që të paktën edhe një herë
ta shihte nënën e tij të gjallë.
Pasi që i
dha selam dhe e puthi, ai e pyeti:
“Oj nënë,
më thuaj çka dëshiron që të bëj për ty?”
Ajo u
përgjigj:
“O biri
im, më vjen mirë që ma bëre këtë pyetje. Dëshiroj që t’i instalosh ventilatorët
në shtëpi të pleqve dhe të blesh frigoriferë, në mënyrë që banorët e shtëpisë
të kenë ku ta mbajnë ushqimin dhe pijet. Sa herë kam ra në gjumë e uritur!”
Djali u
befasua nga fjalët e nënës së tij, andaj e pyeti:
“Mirëpo,
nënë, pse po mi thua këto në momentet e fundit të jetës tënde, pse nuk je
ankuar më herët për kushtet e këqija?”
Nëna iu
përgjigj me pikëllim:
“O bir, kjo
nuk është problem për mua. Unë tashmë jam mësuar me nxehtësinë dhe urinë.
Mirëpo, unë po kujdesem për ty, andaj po të paralajmëroj me kohë që t’i përmirësosh
kushtet e jetesës në këtë shtëpi. Kjo do të nevojitet ty, kur në pleqërinë tënde
bijtë e tu do të vendosin në shtëpi të pleqve.” http://saff.ba/
Përshtati: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.