Opojës i shtohet një Master i Arteve në Dizajn Grafik

Opoja.net Opoja.net Personazhe

ADIL BEQAJ – merr gradën MASTER I ARTEVE në dizajn grafik

Të shtunë më 19 tetort 2019, në Kolegjin AAB në Prishtinë, para komisionit në përbërje të Prof. Mr.Art. Fitim Aliu, kryetar; Prof.ord.Mr.Art. Shyqri Nimani, mentor dhe Prof. Mr.Art.Agon Nimani, anëtar, studiuesi Adil Beqaj mbrojti me sukses disertacionin e masterit dhe mori gradën: Master i Arteve në Dizajn Grafik (MA i dizajnit grafik).

MA.Adil Beqaj mbrojti temën “Faqosja kompjuterike dhe realizimi artistik i monografisë BEKIM FEHMIU – ODISEU I KOSOVËS” dhe u vlerësua nga komisioni si punim shumë i suksesshëm me notë maksimale.
Adil Beqaj është i lindur në fshatin Bellobrad të Opojës. Aktualisht punon profesor në SHMLT “11 Marsi” në Prizren. Ka qenë i angazhuar në disa kompani – shtypshkronja mbi 20 vite ku ka pasur pozitën, dizajner dhe udhëheqës reparti i përgatitjes teknike për shtyp. Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar eksperiencë në fusha të ndryshme të grafikës.

Me kapacitet të plotë ka menaxhuar në të gjitha fushat e dizajnit grafik dhe përgatitjes teknike.
Gjatë studimeve si dhe më pas, ka kryer disa projekte dhe trajnime të ndryshme.
Është autor i disa librave në fushën e kompjuterëve si dhe dizajnit grafik.
Ka realizuar edhe disa filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentare me tematika te ndryshme si dhe animacione e projekte te ndryshme.

Libra në fushën e përdorimit të kompjuterëve: INFORMATIKA DHE KOMPJUTERËT, Prizren, 1996, BAZAT E INFORMATIKËS, Prizren, 1998, FJALOR TERMINOLOGJIK PËR KOMPJUTER, Prizren, 2000, FJALOR TERMINOLOGJIK PËR KOMPJUTER Botim i dytë i përmirësuar dhe i plotësuar, Prizren,2007

Libra për dizajn grafik:FORMËSIMI GRAFIK, Prizren, 2016 SHKRIMI – Shkrimi, Kaligrafia, Tipografia, Prizren, 2016 BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Prizren, 2019

Filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentare me tematika te ndryshme. Film i shkurtër “Biskota” – 2014, (kamera dhe montazha) Dokumentari “Ibrahim Skenderi – luleborë artistike në Sharr” kushtuar piktorit dhe shkrimtarit Ibrahim Skenderi – 2015 (Autor dhe regjia) Film i animuar “Delja dhe Gomari”- 2015 Projekti “Pastrimi i lumenjve dhe mbrojtja e tyre nga ndotja”, paraqitja tekstuale dhe vizuale – vetëdijësimi i mbrojtjes së ambientit. (Autor dhe realizues i projektit)-2016 Dokumentar, “Profesionet në zhdukje – Orëtaria” – 2018 (xhirimi dhe montazha) Dokumentar, “Nostalgjia – Verëza në Opojë, festë pagane” – 2018 (xhirimi dhe montazha)

Ka edhe disa projekte me tematika të ndryshme, të cilat do t’i përfundoj gjatë vitit të ardhshëm.
Aktualisht jeton dhe vepron në Prizren.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-