Organizohet Kampi Rinor në Dragash për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Opoja.net Opoja.net Opoja

DRAGASH 12 Tetor 2019 – Kampi Rinor i organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Dragash në bashkëpunim me UNDP dhe në partneritet me njësitë e Policisë së Kosovës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Ky aktivitet po mbështetet nga Orgranizata joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa Kufinjë” dhe KFOR-Departamenti për bashkëpunim civilo-ushtarak.

Qëllimi i Kampit Rinor është që të angazhojë nxënësit e institucioneve shkollore nga komunat e ndryshme të Kosovës, në mënyrë që t’i vetëdijësojë mbi rëndësinë e trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe asaj fetare në Kosovë.

Të rinjtë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në dialog dhe veprimtaritë e transformimit të konfliktit bazuar në praktikat e edukimit mbi të drejtat e njeriut dhe të mësuarit ndërkulturor, si dhe të diskutojnë mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe llojllojshmërisë kulturore përmes aktiviteteve teorike dhe praktike.

Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc.Vloran Cenaj

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-