Osmani në funeralin e Mbretëreshës: Dashuria dhe bujaria janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu I Parë, Prindon Sadriu, kanë marr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Osmani ka publikuar dy fotografi nga ceremonia.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë”, ka shkruar presidentja.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-