Paralajmërohet vendosja e kamerave edhe në uniformat e policëve

Opoja.net Opoja.net Kosova

Shtatë zyrtarë policorë në Gjakovë, janë suspenduar mbrëmë nën dyshimin se morën pjesë në keqtrajtimin e një qytetari, duke ia thyer tre brinjë.

Tre nga shtatë të suspenduarit janë arrestuar.

Ndërkaq sot po ashtu një tjetër polic është arrestuar në Lipjan për keqpërdorim të detyrës.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë ka urdhëruar suspendimin e këtyre zyrtarëve për shkak se një qytetar është ankuar për “tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës” nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Pas rasteve të fundit të publikuara, ku shfaqej dhunë ndaj qytetarëve brenda e jashtë stacioneve policore është paralajmëruar se nëpër të gjitha stacionet policore në Kosovë, madje edhe në unformat e policëve do të vendosen kamera.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-