Këtë javë në Kosovë do të sjellë një përzierje të motit me diell dhe vranësira, duke mos përjashtuar as rrebeshet e shiut dhe bubullimat, sidomos në orët e pasdites. Atmosfera do të jetë e paqëndrueshme, me kthesa të shpeshta mes qetësisë dhe reshjeve të papritura.
Dita e hënë nis me diell dhe vranësira të herëpashershme, por gjatë pasdites reshjet e shiut dhe bubullimat mund të rikthehen në disa zona.
Moti të martën do të vazhdojë nën ndikimin e kushteve të ndryshueshme, periudha me diell ndërpriten nga vranësira dhe mundësi për riga të lehta shiu pasditeve.
E mërkura pritet të jetë dita më e kthjellët e javës, me më shumë diell. Megjithatë, pasdite shtohen vranësirat e larta, e në orët e mbrëmjes nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të shkurtër në zonat malore.
Përgjatë javës, këshillohet të jeni të përgatitur për ndryshime të shpejta të motit, çadra në njërën dorë, syzet e diellit në tjetrën.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.