Paris, sulm ndaj dy muslimaneve

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Të paktën dy persona janë arrestuar në lidhje me një sulm me thikë të dielën ndaj dy femrave të mbuluara në kryeqytetin francez, Paris.

Shtetaset franceze Emela dhe Kenza, me origjinë nga Algjeria, ishin viktima të sulmit islamofobik të dielën në mbrëmje pranë Kullës Eiffel, kurse Prokuroria e Parisit këtë sulm e karakterizoi si “dhunë me shënjestër”.

Në lidhje me sulmin filloi një hetim dhe dy persona u arrestuan. 

Numri i sulmeve të tilla dhe të ngjashme në vend është rritur pas rritjes së presionit mbi shoqatat dhe organizatat muslimane dhe mbi vetë muslimanët, kurse shumë persona theksojnë se në këtë situatë gjithashtu kontribuon retorika e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Nga ana tjetër, mediat franceze janë vlerësuar në mediat sociale si hipokrite për heshtjen në lidhje me sulmin ndaj dy grave në Paris, ndryshe nga vrasja e fundit e një mësuesi që ishte një temë kryesore në mediat kombëtare.

Sulmi me thikë dhe mesazhet fyese “arabë të ndyrë” 

Të dielën, afër Kullës Eiffel, një sulmues plagosi me thikë dy femra franceze, me origjinë nga Algjeria, pas së cilës iku, dhe ato u transferuan në spital.

Fillimisht dy femrat u ankuan se po ngacmoheshin nga një qen që nuk ishte i lidhur me zinxhir, dhe i cili ishte në pronësi të sulmuesit.

Një nga femrat që u sulmua, 18-vjeçarja Kenza, tha se sulmuesi i ofendoi ata me fjalët “arabë të ndyrë” dhe më pas, tha ajo, i sulmoi ata me një thikë me qëllim të qartë për t’i vrarë. 

Presioni mbi shoqatat muslimane po rritet

Në rrethin Conflans-Sainte-Honorine, afër Parisit, më 16 tetor një mësuesi iu pre koka.

Zyrtarët francezë thanë se vrasësi i mësuesit u pa pranë trupit me një thikë në dorë, dhe më pas u largua, por më vonë u neutralizua nga policia.

Mësuesi i historisë, i cili ka punuar në një shkollë të mesme, thuhet se ka treguar një karikaturë fyese të Profetit Muhamed, disa ditë para se të vritej, ndaj së cilës reaguan prindërit e nxënësve.

Pas kësaj në Francë janë shtuar presionet dhe sulmet ndaj organizatave joqeveritare muslimane.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, më 19 tetor tha se shumë shoqata dhe OJQ, përfshirë Kolektivin Francez për Luftimin e Islamofobisë dhe Barakacity, si dhe një xhami, do të mbyllen.

(AA)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-