Sot, pas 42 vitesh punë u pensionua Xhejrane Lokaj, një punëtore shumëvjeçare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.
Edhe pse me origjinë nuk ishte nga kjo komunë, zonja Xhejrane punoi e sakrifikoi shumë në të mirë të banorëve të Komunës së Dragashit.
Kontributi i saj ishte i jashtëzakonshëm jo vetëm në shëndetësi, por edhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në të drejtat e barazisë gjinore.
Mirënjohëse ndaj punës, angazhimeve e aktiviteteve të zonjës Xhejrane Lokaj.
Një shembull që duhet ndjekur! Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.