Hilafeti i drejtuar nga udhëheqësi musliman, Omer ibn Abdulaziz, u zgjerua, po thuajse, nga Franca deri në Kinë. Nën udhëheqjen e tij aq shumë u forcua shteti islam, si në aspekt të ekonomisë, stabilitetit dhe mirëqenies, sa të kujton ditët dhe kohën e hz. Omerit r.a.
Një ditë Omer ibn Abdulazizi sëmuret. Për ta vizituar kishte ardhur kunati i tij, pra vëllai i bashkëshortes së tij, Mesleme ibn Abdulmelik, i cili kishte vërejtur se një pjesë e teshës së Omer ibn Abdulazizit ishte ndyrë dhe se duhej pastruar ose ndërruar. Kështu që i tha motrës që t’ia pastroj teshën halifes.
Të nesërmen kur ishte kthyer, kishte parë se tesha e Omer ibn Abdulazizit nuk ishte ndërruar ende, ndërkaq i kishte bërtitur me të keq së motrës:
“Fatime, a nuk të thash që të pastrosh teshën e udhëheqësit të besimtarëve? Njerëzit po vijnë dhe e vizitojnë atë!
Kurse ajo qetë i ktheu këtë përgjigje:
“Pasha Allahun, ai nuk posedon teshë tjetër.”
Ja, pra, një porosi e madhe për të gjitha ata që punojnë në xhami, qendra islame, organizata islame, e të ngjashme…
Muslimanët nuk japin sadaka për mirëqenien tuaj personale.
Keni kujdes se si e harxhoni pasurinë e muslimanëve!
___________________
Autor: Ali Hammuda
Përktheu: Mehas Alija
(Breziiri)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.