Pastroje zemrën nga ligësia dhe urrejtja

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Nëse dëshiron që zemra jote të jetë si margaritar, atëherë pastroje atë nga ligësia dhe urrejtja

Imam Shafiu (r.h.) ka thënë:

“Nëse dëshiron të jesh
njeriu më i lumtur, atëherë bëje që gjendja jote e gëzimit të jetë në shenjë të
mirënjohjes ndaj Allahut, që pikëllimi yt të jetë në shenjë të durimit, që heshtja
jote të jetë reflektim, që fjalët e tua të jenë dhikër, ndërsa jeta jote të
jetë bindje ndaj Allahut.

Bëhu si zogu i cili në mëngjes
dhe në mbrëmje e gjen furnizimin e caktuar, dhe i cili nuk ka frikë se do të gdhihet
pa nafakë dhe i cili nuk i bën dëm askujt.

Nëse dëshiron që zemra jote të
jetë si margaritar, atëherë pastroje atë nga ligësia dhe urrejtja. Bëhu në këtë
botë si i vetmuar ose udhëtar. Kur të falësh namaz, ji i pranishëm sikur je
duke e falur namazin e fundit. Asnjëherë mos e fol atë për të cilën do të duhet
të kërkosh falje dhe justifikim. Dhe kurrë mos harro se fjalët: Hasbunallahu
ve ni’mel-vekil
(Allahu është i mjaftueshëm për
ne, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!)
, e shuajnë zjarrin,
e shpëtojnë njeriun e përmbytur dhe ua ndriçojnë rrugën të humburve.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-