Peci nga fshati Zym i Dragashit. Ndan grantin prej 100.000 euro për fermerin Bedri Ajupi

Opoja.net Opoja.net Opoja

Përcaktimi i fermerit Bedri Ajupi për të marrë një grant prej 100,000 eurosh për ndërtimin e një shtalle për lopë qumështore në fshatin Zym të Dragashit është një investim i rëndësishëm për të zgjeruar veprimtarinë e tij blegtorale. Kjo njoftim tregon se Fondi Blegtoral është i përkushtuar për të mbështetur fshatin dhe zonën e Dragashit në tërësi.

Peci lajmrohet nga fshati Zym i Dragashit.

Ndan grantin prej 100.000 euro për fermerin Bedri Ajupi.

Postimi i plotë:

☀️Mirëmëngjesi nga Opoja!

⛰️Investimi që gëzoi gjithë fshatin Zym!

👨‍🌾Bedri Ajupi, njihet në tërë Opojën e Dragashit si një ndër fermerët më të zellshëm e punëtorë. Përkundër këtij fakti, ai përmes aplikimit për më shumë se një dekadë, nuk ka arritur që të jetë përfitues i grantit për shtallën më se të nevojshme për veprimtarinë e tij.

🐄Sot, ai është përfitues i grantit në vlerë prej
100,000.00€ për ndërtimin e shtallës për lopë qumështore në sistem të lirë.

🚜Ai mbarështon 35 krerë gjithsej, 25 prej tyre lopë qumshtore dhe 10 viça për majmëri. Përmes këtij investimi, ai ka mundësi që ta zgjërojë dhe t’i ngrisë kapacitetet e veprimtarisë së tij blegtorale.

🐮5 milionë euro do të jetë vlera që do t’i kushtojmë Fondit Blegtoral përmes Programit për Zhvillim Rural 2023.

🧀Investimi në blegtori, i kontribuon një zinxhiri vlerash në ekonominë rrethore sidomos për zonën e Dragashit, pasi që edhe djathi i Sharrit si produkt final është karakteristikë e kësaj zone.

Meritokracia është kryefjala e Qeverisë tonë!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-