Peja ka marrë fitoren e parë në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur skuadrën ukrainase Budivelnyk me 10 pikë diferencë.
Pas 40 minutave lojë rezultati në semafor ishte 81:71 në të mirë të skuadrës kosovare.
Ka qenë një spektakël basketbolli në Pejë, ku palestra Karagaqi ishte e stërmbushur dhe me një atmosferë fantastike.
Çereku i parë i takoi vendasve me 10 pikë diferencë 26:16, derisa të dytin e fituan mysafirët nga Ukraina me 11 pikë 15:26 duke shkuar në pushim me epërsi 41:42.
Edhe çerekun e tretë e fituan mysafirët me rezultat 17:22 dhe ngritën epërsinë e tyre në gjashtë pikë.
Por në çerekun e fundit dhe atë vendimtar pejanët ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar me rezultat 23:7 dhe në fund morën fitoren me rezultat të përgjithshëm 81:71.
Ndeshjen e ardhshme skuadra pejane e luan përsëri në shtëpi, pasi presin ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.