Nuridin Veseli u lind më: 09.01.1959 në Bresanë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dragash drejtimi shkencor ndërsa shkollën e lartë në Gjakovë drejtimi Kimi – Bilogji.
Punën e filloj si mësimdhënës në SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, një vitë punoi në paralelen e ndarë aso kohe të fshatit Kuk më pastaj rikthehet në Bresanë.
Gjatë punës së tij 36 vjeqare, ishte punëtorë, pedagog, si mësimdhënës i afërt me nxënës dhe i përkushtueshëm për punën profesionale për të arritur rrezultate dhe suksese sa më të mira.
Pas marrjes së autonomisë së Kosovës, Forumi Rinor i LDK-së mori iniciativën për përgaditjen e aktiviteteve fizike të rinisë ku Nuridini ishte njëri ndër anëtarët që kreu disa aktivitete që i kishin besuar krerët e atëhershëm të rinisë si në ligën e futbollit të vogël që u formua asokohe në Opojë me pjesëmarrjen e 20 ekipeve e cila zgjati plotë 3 vite.
Përveq procesit edukativo-arsimor arsimtari Nuridin Veseli ka formuar grupin e kimistave të rinjë ku rëndësi të veqant i kan kushtuar ruajtjes së mjedisit nga ndotës të ndryshëm për të mos rrezikuar botën bimore, shtazore dhe të njeriut.
Pastaj në prezencën e RTK-së nxënësit kanë zhvilluar eksperimentin për të i përcaktuar elementet nga komponimet kimike të cilët pastaj janë transmetuar në ekranet televizive.
Organizimet e kuizeve ndërmjet shkollave të komunës së Dragashit të organizuara dhe mbikqyrura nga DKA-ja ku u transmetuan drejtpërdrejtë nëpërmjet valëve të Radio Sharrit Nuridin Veseli ishte anëtar i komisionit komunal në lëndën e Kimisë.
Në shkollën Mehmet Akif në Prizren për çdo vit janë organizuar gara nga lënda e Kimisë ku kan marr pjesë edhe nxënësit e shkolës sonë qtë cilët janë paisur me medalje të bronzëta, argjenta dhe të arta dhe me mirënjohje.
Ka kryer edhe shumë trajnime të tjera të cilat i ka reflektuar tek nxënësit për të u aftësuar më tutje me trajnime teorike dhe praktike e që janë të domosdoshme për marrjen e njohurive dhe shkathtësive të reja.
©TVOPOJA
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.