Pejgamberi (savs) ka
thënë:
“Për dy mëkate,
Allahu i Madhëruar do të japë ndëshkim qysh në këtë botë. (1) Mëkati i parë
është dhuna – padrejtësia (zullumi), kurse (2) mëkati i dytë është mos respekti
ndaj prindërve.” (Imam Taberani)
Ai që i bën këto dy
mëkate, le ta presë ndëshkimin qysh në këtë botë, ndërsa se si do të jetë në
ahiret, atë e di vetëm Allahu i Plotfuqishëm.
Një njeri i cili i
bën zullum apo padrejtësi dikujt tjetër, si p.sh. burri ndaj gruas së tij, mund
ta presë ndëshkimin në formë të sëmundjes ose varfërisë, ose, ai mund të jetë
viktimë e një zullumi të kryer nga dikush tjetër që është më i fortë dhe më i
fuqishëm, ose që vajzës së tij do t’i bëjë keq burri i saj etj.
Në mënyrë të
ngjashme, mund të presë, edhe ai që nuk i respekton prindërit e tij. Ndëshkimi
i tij mund të jetë, që atë të mos e respektojnë fëmijët e tij. Ndëshkimi mund
të jetë në forma të ndryshme, mirëpo, Allahu i Madhëruar me siguri, qysh në
këtë botë, do t’i japë atij ndëshkim dhe ai do të përjetojë diçka të
pakëndshme, ndërsa se si do të jetë për të në ahiret, atë e di vetëm Allahu i
Plotfuqishëm.
Prandaj, vëllezër
dhe motra, le të ruhemi e mos të bëjmë dhunë dhe zullum ndaj të tjerëve, dhe le
të ruhemi nga mos respekti i prindërve tanë, sepse, Ai që gjithmonë shikon mbi
ne, dhe në dorën e të Cilit është jeta jonë dhe fati ynë, ka premtuar, se për
shkak të këtyre (dy) mëkateve, do ta nxitojë ndëshkimin e njeriut qysh në këtë
botë.
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.