Sot në Dragash filloi turneu mbarëkombëtar tradicional i shahut, i organizuar nga Klubi i Shahut “Sharri”. Hapjen solemne të këtij turneu e bëri kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kampionin e shumëfisht të shahut, Nderim Saraçin.
Kryetari Xheladini përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në emër të të gjithë qytetarëve të Dragashit, duke iu uruar njëherit edhe përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës. Ai falënderoi dhe inkurajoi për punën kryetarin e Klubit të Shahut “Sharri”, z.Sinan Qafleshi dhe të gjithë organizatorët e këtij turneu tradicional. Kryetari Xheladini theksoi se çdo herë do t’i mbështesë iniciativat e tilla që na bashkojnë si shoqëri.
Në hapjen solemne të këtij turneu Kryetari Xheladini u nderua me një mirënjohje nga ana e kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës, z.Armend Budima.
E pranishme në këtë organizim ishte edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Liridona Misini Piraj.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.