Opoja.net

Për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre t’i shohin në namaz

Islame
Për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre t’i shohin në namaz

Vajza ime ishte 12 vjeç, kurse falja e namazit për të ishte barrë e rëndë. Një ditë i thashë të falej, kurse nga anash e shikova dhe e përcolla. Ajo e mori sexhaden dhe vetëm e hodhi në dysheme. Nuk u fal. Më vonë, kur e pyeta a ishte falë, më tha po. Më gënjeu. Më besoni, pa asnjë emocion, e godita me shuplakë…

E di që kam gabuar, por ajo situatë më krijoi problem. Nuk dija çfarë të bëja, fillova të qaja dhe t’i lutem Allahut që të më falë. As shuplaka, as biseda, as përkujtuesit nuk ndihmonin që vajza ime të fillojë të lutet. Një ditë një shoqe imja më tregoi një tregim. Ajo, në një rast, kishte shkuar për ta vizituar një shoqe të saj, dhe kur ishte dëgjuar ezani, thirrja për namaz, fëmijët e saj kishin nxituar në namaz, pa asnjë përkujtim as zhurmë.

Ajo e kishte pyetur se si kishte arritur që fëmijët vetë të shkonin për tu falur pa përkujtim dhe me gëzim, meqë rast, ajo ishte përgjigj: “Unë nuk kam diçka të veçantë për të thënë, përveç se edhe para se të martohesha unë lexoja – edhe sot e kësaj dite e lexoj një lutje.“

Pasi ajo u këshillua me mua, edhe unë fillova ta lexoj atë lutje çdo ditë në sexhde dhe në lutjet e mia, saherë që kisha mundësi.

Motra të dashura dhe vëllezër të respektuar!

Që kur fillova ta lexoj këtë lutje, vajza ime tani është e para në amaz, pa asnjë përkujtim apo detyrim. Ajo ngrihet në namaz të sabahut pa orë alarmi, kurse edhe vëllezërit e saj tani janë të rregulltë në namaz. Unë e di se tani ju me padurim doni ta zbuloni se cila është ajo lutje. Ajo lutje është nga surja Ibrahim, ajeti i 40, ku thuhet:

-Rabbixh’alni mukimessalati ve min dhurrijjeti rabbena ve tekabbel duʻai –
(O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!)

Le të fillojmë qysh sot…

PërkthimMiftar Ajdini

Loading...

Mos i humb

Mëshira midis të afërmve

Opoja.net

Sa bukur është ta gëzosh bashkëshortin (bashkëshorten) tënd

Opoja.net

Bëje të lumtur nënën tënde, të të lumturojë Allahu!

Opoja.net

Kujdesuni për familjen tuaj

Opoja.net

Fjala e bukur, falja e gabimit dhe gatishmëria për fillim të ri

Opoja.net

Ç’thotë Kur’ani për njeriun?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net