Përfaqësuesi i NISMËS në Dragash reagon pas arrestimit të Jakup Krasniqit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Fatmir Halili, përfaqësues i Nismës Socialdemokrate në Dragash dhe ish-kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e kësaj partie, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe nuk mund të njolloset.

Reagimi i Halilit ka ardhur pas arrestimit të Jakup Krasniqit dhe dërgimit të tij në Hagë.

“Skemat e sotme të EULEX-it, më kujtuan skemat fatzeza të policisë dhe paramilitarëve serbë në vitet e 90-ta!”, ka shkruar Fatmir Halili.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Në asnjë formë nuk mund të njolloset lufta e shenjtë e UÇK-së.
Skemat e sotme të EULEX-it, më kujtuan skemat fatzeza të policisë dhe paramilitarëve serbë në vitet e 90-ta!
Gjykata Speciale, do të ngelet njollë e zesë e padrejtësisë.
UÇK, do të ngelet përgjithmonë pjesa më e ndritur e historisë sonë kombëtare.
BACA JAKUP, është sinonim i lirisë!
Edhe kjo sfidë do të kaloj si shumë të tjera.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-