Përfitimet ushqyese të miellit të kokosit: Një zëvendësues i shëndetshëm për miellin e zakonshëm

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Mielli i kokosit është bërë një ndër artikujt e preferuar ushqimorë në dietën vegjetariane, pa gluten dhe në dietën e personave me diabet

Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110

Mielli i kokosit prodhohet nga pjesa e brendshme e tultë e kokosit nga kultivimi i kontrolluar organik. Nuk përmban gluten, mund ta përdorim për të përgatitur pasta, ëmbëlsira apo bukë të shëndetshme.

Është alternativë e përshtatshme për të gjithë ata persona që janë alergjikë ndaj drithërave apo frutave arrore nga të cilat prodhohen disa lloje mielli. Posaçërisht është i mirë për ata persona të cilët vuajnë nga celiakia apo kanë probleme me tretjen të shkaktuar nga ushqimi i pasur me lloje të njohura të miellit.

Për shkak të ëmbëlsisë dhe freskisë natyrale, paksa me aromë ekzotike, mielli i kokosit përmirëson shijen e shumë ushqimeve. Mund ta shtojmë në salca apo ta përdorim si burim shtesë fibrash në jogurt, transmeton Telegrafi.

Reklama

Për shkak të përqindjes së lartë të fibrave, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, si dhe indeksit të ulët glicemik e numrit të ulët të kalorive, ky produkt po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë. Stimulon punën e muskujve të zorrëve dhe është, gjithashtu ushqim prebiotik për mikroorganizmat e mirë që jetojnë në aparatin tretës. Mjafton të merrni një ose dy lugë dy herë në ditë dhe t’i siguroni trupit fibra dhe kalori të mjaftueshme.

Getty Images

Vlera ushqyese e miellit të kokosit është e madhe sepse përmban proteina, fibra, pak sheqer dhe kryesisht karbohidrate, por ato të mirat që nuk ju shëndoshin.Mielli i kokosit, i cili përftohet në një mënyrë tërësisht natyrale, është i shkëlqyeshëm për zvogëlim të rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Reklama

Mbledh mjaft mirë yndyrat e tepërta në trup dhe në këtë mënyrë pastron enët e gjakut.

Ai gjithashtu ul nivelin e kolesterinës në gjak dhe ndihmon te sëmundjet e kancerit dhe diabetit.

Është i pasur me mangan dhe acid laurik. Përbërësi i parë ndikon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, ndërsa i dyti në forcimin e sistemit imunitar dhe funksionimin normal të gjëndrës tiroide.

Ky miell ka një efekt shumë pozitiv në kockat dhe pamjen e lëkurës.

 

Si të përdorni miellin e kokosit

Mielli i kokosit ka vendin e tij unik në kuzhinë. Mund të përdoret në mënyrë ideale me miellra të tjerë. Mund të jetë gjithashtu një shtesë e mirë për kosin, drithërat, smoothie-t dhe supa. Shija e miellit është e njëjtë me shijen e arrës së kokosit.

Reklama

Për shkak të natyrës së tij të paëmbël dhe aromës së butë, kombinohet lehtësisht me përbërës të tjerë dhe nuk maskon shijet e tjera. Ka një strukturë të ajrosur kur thahet, por bëhet i dendur kur gatuhet ose piqet. Përdoret gjerësisht në përgatitjen e llojeve të ndryshme të ëmbëlsirave, simiteve dhe kombinohet shumë me çokollatën dhe frutat e ndryshme.

Reputacioni i miellit të kokosit po rritet për shkak të përfitimeve të tij të rëndësishme shëndetësore që tejkalojnë shumë ato të miellit të përpunuar. Nëse kujdeseni për shëndetin tuaj, mendoni të futni këtë produkt në dietën tuaj. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-