Skuadra e Chelseas ka shënuar fitore ndaj Evertonit, ndeshje kjo që u realizua në kuadër të javës së 27-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Në minutën e 31-të goditja e Havertz u devijua nga Godfrey i cili e dërgoi topin në portën e vet dhe i dha epërsin nikoqirëve.
Golin e dytë e realizoi Jorginho në minutën e 65-të, duke shënuar kështu fitoren e vendasve me rezultat 2:0.
Me këtë fitore, Chelsea ka mbledhur 50 pikë në vendin e katërt, kurse Evertoni mbetet në vedin e pestë me 46 pikë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.