Samet (Enver) Ramadani u lind në Kuklibeg të Dragashit (Sharrit) më: 06.03.1977. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, drejtimin e tregëtisë në Dragash (Sharr) më: 1998.
Për herë të parë në UÇK u inkuadrua në fillim të prillit, 1999 në Kukës. Ushtrimet e para i bëri në Kukës, ndërsa kryesoret intenzive i bëri në Burrel.
Ishte pjesë e Brigadës 138 – “Agim Ramadani”, të cilës iu bashkangjitë më: 16. 05. 1999, me detyrë të këmbësorisë, nën komandën e Rrustem Berishës – komandant brigade. Gjatë luftimeve të rrepta që zhvilloheshin disa ditë dhe muaj në Betejën e Kosharës, te vendi i quajtur “Rrasa e Zogut”, më: 27. 05. 1999, Sameti u plagosë rëndë në të dy këmbët dhe në krahun e majtë, nga copat e predhës së altilerisë serbe.
Është mjekuar dhe shëruar në Bajram Curr. Respekt.
Autori: Kasam Muhameti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.