Spanja është kualifikuar me shumë vështirësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në ndeshjen dramatike të zhvilluar në Shën Petersburg, “Furia e Kuqe” është kualifikuar tutje vetëm falë penalltive, raporton FrontOnline.
Koha e rregulltë prej 90 minutash e më pas vazhdimet prej 30 minutash nuk sollën rezultat tjetër pos barazimit 1:1.
Në penallti, spanjollët ishin më të saktë duke fituar me shifrat 1:3.
Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri me këtë gol ka shkruar historinë për Zvicrën.
Ky ishte goli i katërt i shënuar nga futbollisti nga Kosova për Zvicrën në Kampionate Evropiane, më shumë se çdo futbollistë tjetër në histori të kësaj kombëtare.
Xherdan Shaqiri një gol e kishte shënuar në “Euro 2016”, kurse tre të tjerët tani në “Euro 2020”./OpojaNet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.