Katër persona janë përleshur fizikisht ditën e hënë në Dragash.
Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë dëmtuar edhe derën e hyrjes së një objekti, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
IPK arreston një zyrtar policor dhe suspendon dy eprorë të Policisë në Dragash
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Opojanet/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.