Përleshje në Dragash: Dy të rinj rrahen me njëri-tjetrin, përfundojnë në Polici

Opoja.net Opoja.net Opoja

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë kanë përfunduar në prangat e Policisë edhe dy të rinj në Dragash, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy persona janë shoqëruar në stacion policor, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje, mbrëmjen e së shtunës në fshatin Libevisht.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë) e kanë sulmuar fizikisht njëri – tjetrin, duke pësuar kështu që të dy lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Dragashit.

Pasi janë shoqëruar në Polici dy të dyshuarit, kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-