Përplasen në Facebook Hatim Baxhaku dhe drejtori i Arsimit në Dragash për shkollën e Bellobradit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Vloran Cenaj, ka publikuar në rrjetin social Facebook një status me disa fotografi ku shfaqen disa punime në ShFMU ”Sezai Surroi” në Bellobrad. ”S’kemi kohë për fjalë, çdo ditë duhet ta kemi një punë konkrete në të mirë të fëmijëve”, ka shkruar Cenaj në Facebook-un e tij.

Ndërkohë, Hatim Baxhaku, deputeti dhe aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar në postimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit, duke shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e ”nyjeve sanitare” në shkollën e vendlindjes, Bellobradit. ”Sa herë keni me e përmendur fushën e sportit në Bellobrad. A keni qenë ndonjëherë me i pa nyjet sanitare( WC) në shkollën e Bellobradit . Tmerr !!!Tmerr në kushte normale e lëre më të pandemisë. Leni pallavrat”, i ka shkruar Baxhaku Vloran Cenajt.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Cenajt, i cili i ka thënë Hatim Baxhakut se ka filluar të interesohet për Dragash e Bellobrad vetëm tash që është pensionuar, sepse ”kur ishe deputet më shumë e përfaqësoje Hasin se Opojën.”

”I nderuar po shihet se nuk jeni i informuar. Nyjet sanitare për të cilat po shkruan janë të rregulluara, dhe jo vetëm këto por edhe mbi gjashtëdhjetë investime kapitale janë kryer e po kryhen në shkollat e komunës së Dragashit. Po më vjen mirë se tash që je pensionuar ke filluar të kujdesesh për Dragash e Bellobrad, kur ishe deputet më shumë e përfaqësoje Hasin se Opojën. Për fund në këtë postim nuk e kam përmendur fare fushën e sportit, me gjithë respektin për moshën tuaj, por lexoni me vëmendje shkrimet dhe mos bëni kritika shabllon të pabazuara”, i ka shkruar Vloran Cenaj deputetit të LDK-së nga Bellobradi i Opojës.

Përplasja ndërmjet Hatim Baxhakut dhe Vloran Cenajt nuk ka përfunduar me këto komente. Për të përcjellur komentet e tjera mund të klikoni KËTU./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-