Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, imami i xhamisë së fshatit Buzez të komunës së Dragashit ,Samir Halimi, është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Këtë informacion e ka bërë të ditur për opinionin publik Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, raporton televizioni Opoja.
Siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga KBI në Dragash, imami Samir efn.Halimi gjatë shkuarjes në xhaminë e fshatit për të thirrur ezanin e namazit të sabahut në orën 4:05 të mëngjesit është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
Përgjatë kontrolleve mjekësore janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek imami efendi Samir Halimi, thuhet në këtë njoftim nga KBI e Dragashit.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash dënon rëndë këtë akt ndaj imamit në fjalë, si dhe fton organet kompetente të merren me zbardhjen e ketij rasti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.