Piraj: Taksa ngriti patriotizmin ekonomik, u hapën vende të reja pune

Opoja.net Opoja.net Opoja

Për 1 vit Serbisë i ka mbetur vetëm 1 për qind treg në Kosovë. Gjithë kjo si pasojë e vendosjes së taksës prej 100 për qind për mallrat serbe nga Qeveria e vendit më 21 nëntor të vitit 2018, me ç’rast u zvogëlua dukshëm hisja e Serbisë në tregun e Kosovës, raporton portali “Front Online”.

Përfituesit më të mëdhenj që nga vendosja e taksës janë prodhuesit vendor, pasi që është ngritur ekonomia vendore dhe janë hapur vende të reja të punës. Disa nga bizneset vendore janë kundër heqjes së taksës 100% për produktet serbe.

Lidhur me këtë Burim Piraj nga kompania prodhuese “Meka” ka thënë për portalin “Front Online” se vendosja e taksës 100%ka pasur efekt të madh në ekonominë e Kosovës.

“Efekti më i madh që e ka arritur kjo taksë ka qenë ngritja e patriotizmit ekonomik, gjë e cila për dy dekada i ka munguar Kosovës”, shprehet Piraj për “Front Online”.

Ai thotë se kjo taksë ka pasur efekte konkrete për biznesin e tij. “Në biznesin tonë për një vit i kemi hapur më shumë se 7 vende të reja të punës”, thotë Piraj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-