Opoja.net

Piraj: Unë s’mund të mbaj ‘Porsche’ e të mos i paguaj punëtorët

Opoja
Piraj: Unë s’mund të mbaj ‘Porsche’ e të mos i paguaj punëtorët

Burim Piraj nga kompania “Meka Halal Food”,  në emisionin “Jeta në Kosovë”, bëri të ditur se e ka rritur pagën minimale në kompaninë e tij në 350 euro dhe për këtë nuk është pishman.

“S’i kam rënë pishman sepse burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe unë i konsideroj si zemra e një firme. Dhe s’mund të funksionojë truri i një firme kur nuk funksionon zemra”, tha ai.

Piraj u zotua se nuk do t’i marrë paratë e ndara nga Pako Emergjente e Qeverisë së Kosovës për subvencionim të punëtorëve.

“Unë ato para nuk do t’i marr në mënyrë që të solidarizohem me Qeverinë e Kosovës. Duhet të hidhet poshtë logjika e përfitimit vetëm nga shteti, ne duhet ta ndihmojë shtetin tonë”, tha Piraj.

“Nuk mund t’i shpjegojë një punëtori që unë kom probleme financiare dhe t’ia paguaj një pagë 170 euro në anën tjetër ta kam një makinë ‘Porsche’ dhe “Mercedes” dhe të  bëj pushimet në Dubai dhe kjo është problematike”, ka shtuar Piraj.

Vendimi i tij erdhi disa ditë pasi Qeveria e Kosovës doli me një varg masash për subvencionim të punëtorëve në Kosovë të prekur nga masat për luftimin e coronavirusit.

Kjo kompani kishte njoftuar në fillim të muajit se rroga minimale në këtë kompani do të jetë 350. E njëjta kompani ka pasur pagën minimale 300 euro nga shkurti i i vitit 2019 si dhe ka dhënë pagën e 14 për punëtorët.

Ky vendim i kompanisë kishte ardhur një ditë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, se paga minimale në Kosovë për sektorin privat të mos jetë më e vogël se 350 euro.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që një numër i konsideruar punëtorësh në sektore të ndryshme të subvencionohej për shkak të situatës së vështirësuar me COVID-19.

Loading...

Mos i humb

Persona të paidentifikuar sulmojnë fizikisht imamin e xhamisë në Buzez të Dragashit

Opoja.net

Të gjithë besimtarëve muslimanë urime Fitër Bajrami nga Portali Opoja.net

Opoja.net

Kryetarit i komunës së Dragashit Shaban Shabani me një mesazh urimi, me rastin e përfundimit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit

Opoja.net

Biznesmeni Piraj: Më shumë se 14 orë pa rrymë, KEDS-i më gënjeu

Opoja.net

Gjatë pandemisë Gjykata në Dragash ka pranuar gjashtë padi dhe tre shkresa tjera

Opoja.net

I plagosuri i Betejës së Kosharës, Samet Ramadani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net