Po vazhdon aksioni “Shporta e Ramazanit” nga Shoqata humanitare “Opoja”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Më shumë entuiazëm po vazhdon aksioni nga Shoqata humanitare “Opoja” e cila po titullohet “Shporta e Ramazanit”, edhe gjatë këtyre dy ditëve janë ndihmuar 64 familje nga fshatërat e Opojës, shkruan Opoja.net.

Gjatë ditës së djeshme më 25 prill 2020 janë ndihmuar 32 familje: 2 familje në fshatin Kapre, 3 familje në fshatin Bellobrad, 4 familje në Zym, 10 familje ne Brezne, 5 në Buqe, 5 në Rrenc, dhe 3 familje në Pllajnik.

Ndërsa sot karavani humanitar vazhdon me shpërndarjen e pakove në 32 familje: 10 familje në Zaplluxhe, 6 familje ne Kosavë, 7 familje në Zgatar, 6 familje në Brrutin e vogel dhe 3 familje në Brrutin e madh.

Anëtarët e Shoqatës tregojnë për Portalin “Opojanet” se karavani humanitar do të vazhdoj edhe ditët tjera në vazhdim.

“Zoti i shpërbleft bamirësat”, thanë në fund ata. /Opoja.net/

Fotografia e Opoja Humanitärer Verein

Fotografia e Opoja Humanitärer Verein

Fotografia e Opoja Humanitärer Verein

Fotografia e Opoja Humanitärer Verein

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-