Opoja.net

Po zbrazet fshati Shajne

Dragash – Fshati Shajne i cili dikur ishte nderë fshatrat më të medhëj të Opojës, që nga lufta e deri më sot ky fshat është zbrazur dukshem. Sidmos emigrimi i koheve të fundit i cili e zbrazi edhe Kosovën.

Kjo që po i ndodh këtij fshati është duke ndodhur edhe nëpër fshatra tjerë të trevës së Opojës, mirpo ne kemi vequar këtë fshat pasi emigrimi është më i madhë. Banorët e këtij fshati janë shpërngulur drejt qytetëve dhe vendëve përndimore. Sipas regjistrimit të popullësisë ku në vitin 1991 fshati Shajne kishte 1415 banorë, pas 20 viteve më vonë ky fshatë kishte 1069 banorë. Fshati në vitet 1991 – 1999 pati rritje të madhe të popullësisë po që nga lufta ku fshati është zbrazur. Fshati Shajne gjatë luftës kishte edhe rënje deshmorësh si Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi. Emrin e Dëshmorit Fetah Sylejmani e mbanë shkolla fillore në Dragash me paralelet në Shajne. Rrenc, Xerxe, dhe Radesh.

Infrastruktura e fshatit Shajne është e mirë, rruga është e kubëzuar, ka shkollën të cilës me ndimën e Komunës dhe të banoreve është ngritur edhe një kat i shkollës e gjithashtu është ndertuar edhe xhamia. Afër këtij fshati është shpallur zonë industriale ku është duke u ndertuar një shkollë profesionale e cila pritet të hapet në shtatorë të ketij viti.

(Opoja.net)

Covid-19: Në Dragash nis vaksinimi për të gjithë

Merlinda Guraj

Heshtja para vaksinimit masiv në Kosovë

Merlinda Guraj

Përfundoi turneu me shkollat e futbollit për nder të 15 Qershorit- Ditës së Çlirimit

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net