Opoja.net

Policia e Kosovës me krijimin e task-forcës synon parandalimin e aksidenteve

Policia e Kosovës, përmes një kumtese për media, ka njoftuar se po vazhdojnë angazhimet shtesë të policisë së Kosovës për përmirësimin e gjendjes në trafik

“Siç e kemi bërë të ditur Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje”, thuhet në kumtesë.

Policia e Kosovës, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik siç është bërë e ditur ka marrë masa shtesë me krijimin e TASK-FORCË-s, përmes së cilës është bërë shtimi i prezencës së njësiteve policore në trafik në të gjitha akset rrugore, për realizimin e planifikimeve policore duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

“Vlen të potencohet se aplikimi i masës zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik, ka shtuar edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik ku gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2218 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë edhe për tejkalimin e shpejtësisë e që është njëri prej shkaktarëve kyç të aksidenteve me pasoja fatale’, thuhet tutje.

Kjo TASK-FORCË policore do të vazhdojë me angazhimet e saja në terren deri në arritjen e qëllimit dhe objektivave të saja, e që janë përmirësimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

Policia e Kosovës, sikurse edhe më parë vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët e automjeteve, që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik.

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net

E teprojnë me bakllava, përfundojnë në emergjencë

Opoja.net

Gjendet i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës në Prizren

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net