Policia e Kosovës sot ka shpallur konkurs për pranimin e disa zyrtarëve policorë.
Sipas një njoftimi për media bëhen të ditura dhe kushtet e pranimit për zyrtarët policorë.
Tutje në njoftim thuhet se kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
-
- a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
- c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
- e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
- g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike. /Telegrafi/
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.