Opoja.net

Policia shkon në një lokal në Prizren, arreston 13 persona – inicialet dhe mosha e tyre

Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën ”Njazi Alishani” në Prizren, në një lokal është duke u luajtur bixhoz.

Policia njofton se brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë. Pronari deklaron se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 euro për një orë loje.

“Në lidhje me veprimet policore është  kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që  të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale:

Një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime.

Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:

S. G., i datëlindjes  1986 m/sh/k

N Ç.. i datëlindjes    1990 m/t/k

B K., i datëlindjes    1978  m/sh/k

A O., i datëlindjes    1971     m/sh/k

G.A.. i datëlindjes     1972  m/sh/k

A. Sh., i datëlindjes  1976  m/sh/k

E. I., i datëlindjes      1981  m/sh/k

A. B., i datëlindjes      1970 m/sh/k

R. Th .,i datëlindjes    1968 m/sh/k

G. K., i datëlindjes  1980 m/sh/k

E. A., i datëlindjes    1973 m/sh/k

A. K., i datëlindjes      1984 m/sh/k

E. J., i datëlindjes        1991 m/sh/k”, njofton policia, transmeton Express.

Policia thotë se pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave, pronarit i lokalit  S.G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net