Portali OPOJAnet nga Dragashi është bërë me logo të re. Punimi artistik i Arben Lezit është fitues i konkursit të këtij Portali për logon e re.
Dizajneri Arben Lezi, përmes Facebookut ka bërë të ditur përzgjedhjen e logos së re të këtij portali.
Ndërsa drejtori i Portalit “OPOJAnet”, Kushtrim Guraj, ka thënë se logoja është punuar nga Arben Lezi dhe ai është fitues i konkursit për dizajnimin e logos së portalit “Opojanet” nga Dragashi. Ne po ndryshojmë. Portali gradualisht është duke krijuar dhe zhvilluar brendimin e tij vizuel.
“Ne tani kemi edhe gazetarë profesional të cilët janë duke e bërë një punë të shkelqyer, e në vazhdim do të kemi edhe zyrën tonë për të bërë punën sa më profesionale”, ka përfunduar Kushtrim Guraj. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.