Premtohet mbështetje për projektet ndërkufitare në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe atyre në juglindje të Kukësit ishte në fokus të bisedave ndërmjet ambasadorit të Turqisë, atij të Holandës e të Shqipërisë në Kosovë dhe autoriteteve lokale të Dragashit.

Pjesëmarrësit e këtij takimi janë angazhuar për gjetjen e mundësisë së hartimit të projekteve të përbashkëta, ndërmjet Komunës së Dragashit dhe atyre andej kufirit me Shqipërinë, e në veçanti për krijimin e një tregu të përbashkët, në Krushë të Gorës, i cili do t’i shërbente plasimit të produkteve të të dyja vendeve.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është gjetja e modaliteteve për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës suaj dhe komunave në juglindje të Kukësit. Potencialet e mëdha blegtorale e turistike që kanë këto dy zona duhet të vihen në shërbim të qytetarëve. Shpresoj se me angazhimin e përbashkët do të gjejmë mënyra për shfrytëzimin e këtyre resurseve”, ka thënë Minxhozi. Në vazhdim, ai është shprehur që bashkërisht duhet të ushtrojnë ndikimin tek qeveritë e dy vendeve, me qëllim të hapjes së këtij rajoni dhe lidhjes me Maqedoninë.

“Shishtaveci, Borja, Novoseja e fshatrat e tjera andej kufirit me Kosovën kanë potenciale të mëdha turistike dhe për kultivimin e patates e produkteve të tjera ushqimore. Prandaj kam mendimin që ne sa më parë duhet të angazhohemi që të bëjmë një program integrues. Jemi të angazhuar që bashkë me ju të hartojmë projekte të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve për përpunimin e patates. Këtyre iniciativave mund t’iu shërbejë lidhja e kësaj komune me fshatrat andej kufirit me Shqipërinë, për çka ne tashmë kemi hartuar projektet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, realizimi i të cilave është duke vazhduar”, ka nënvizuar ambasadori Minxhozi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-