Opoja.net

Privatizimi i KF OPOJËS, nuk do të lejohet kurrë!

Opinione Opoja

Shkruan: Burim PIRAJ

Të nderuar simpatizues të KF OPOJA dhe ju publik i nderuar opojan, pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në klubin tonë, më duhet patjetër të ju drejtohem publikisht, për t’i sqaruar disa gjëra!

Si njëri ndër themeluesit e KF OPOJA, më duhet ta them se qëllimi i themelimit të këtij klubi ka qenë që të rinjve të komunës sonë t’iu mundësohet të kenë një klub futbollistik, i cili iu kishte munguar për shumë kohë. Edhe pse ka pasur shumë vështirësi dhe është dashur investim i madh, qëllimi ka qenë që ky klub të jetë trashëgimi e të gjithëve. Mirëpo, që nga themelimi i këtij klubi, nga disa individë ka pasur tendenca që ky klub të merret nën kontroll.

Fatkeqësisht, një gjë e tillë prapë po vazhdon. Disa persona që se kanë dhënë asnjë cent kontribut për këtë klub, brenda natës po duan ta bëjnë privat dhe, paramendojeni, dëshirojnë autorizim dhe privatizim të plotë edhe të faqes së KF OPOJA në Facebook. Ata nuk pranojnë të jenë moderatorë të faqes, pa e pasur autorizimin e plotë të saj si administratorë.

Ua bëjë me dije këtyre personave se kurrë nuk do ta lejojmë privatizimin e klubit. Mos të harrojnë se, po nuk e kuptuan këtë, ka edhe mjete ligjore me të cilat do të rregullohet çdo gjë, çdo falsifikim ose tentim privatizimi. Do të penalizohet dhe klubi, nëse nuk do të mbetet përgjithmonë i të gjithëve, ashtu siç është themeluar në fillim!

(Autori është njëri nga themeluesit e klubit. Afarist i njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)

Mos i humb

Nëntë kandidatë nga Opoja, prej tyre vetëm një grua! (Lista)

Opoja.net

Fillon ndryshimi i premtuar i qytezës së Dragashit!

Opoja.net

Vendet e Dragashit që do të mbeten pa rrymë

Opoja.net

Thellohet bashkëpunimi i shkollës “Fetah Sylejmani” të Dragashit dhe “Qazim Shehu” nga Shtiqëni i Kukësit

Opoja.net

Sot është mbajtur pjesa e dytë e afatit të dytë të Testit të Maturës në komunën e Dragashit

Kushtrim Guraj

Ramush Haradinaj vizitoi kompaninë “Meka” në Plavë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net