Policia në Prizren ka vënë në pranga një person të gjinisë mashkullore për shkak se ka shantazhuar të dashurën e tij.
Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari i kishte kërkuar të holla dhe stoli ari në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë dhe komunikimet e tyre, shkruan PrizrenPress.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër K-Shqiptare duke i kërkuar të holla dhe stoli ari në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë dhe komunikimet e tyre pasi që të njëjtit ishin në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e PK-së, përcjellë PrizrenPress.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.