Dy këmbësorë janë goditur nga veturat.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Prizren, kurse i dyti në Suharekë.
Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.
Fsh. Lubizhdë, Prizren 24.11.2022-16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Rasti nën hetime.
Rr. Brigada 123,Suharekë 24.11.2022-16:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.